Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka theksuar se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka hapësirë për vlerësim të normave kushtetuese…
“Unë shpresoj dhe besoj pas gjithë këtyre vlerësimeve apo vizitave, Ivanov është i bindur se ka kryetar Parlamenti dhe janë ndarë kompetencat parlamentare në vend të duhur dhe se ai do të reflektojë në këtë drejtim. Shumica parlamentare ka prit 5 muaj dhe nuk e kemi për huti, le të rjedh edhe ai afat 10 ditësh ose i pushon ajo e drejtë dhe vazhdojnë të vlejnë kompetencat e Parlamentit””, ka thënë Xhaferi në “Zig –zag” në Art Channel.