Kryeredaktori i televizionit pro VMRO-DPMNE, Dragan Pavlloviq Llatas, dhe gazetarja Ivona Talevska, sot do të paraqiten në Gjykatën e Apelit, ku duhet të shqyrtohen ankesat e PSP-së për mos shqiptimin e masave të kërkuara në rastet “Total” dhe “Tifani”.

Në GJykatën e Apelit sot janë caktuar disa seanca në të cilat gjithashtu do të shqyrtohen ankesat e lëndëve të PSP-së dhe të palës mbrojtëse.

Përveç rasteve “Total” dhe “Tifani”, në Gjykatën e Apelit do të shqyrtohen edhe ankesat për rastet “Treqind”, që ka të bëjë me furnizimin e 300 veturave policore. Për këtë rast, në Gjykatë duhet të paraqitet ndihmës-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski.

Në Gjykatën e Apelit do të mbahet edhe seancë për lëndën “Tarifa”, në të cilin janë të akuzuar 3 persona për keqpërdorin të detyrës dhe autorizimit zyrtar.