Franca nga afër po ndjek gjithë ngjarjet që ndodhin në Maqedoni duke e përkrahur që të vazhdojë në realizimin e reformave por edhe në funksionimin më të mirë të parlamentit,e përkrahim zgjerimin e BE ndaj vendeve të Ballkanit, dëshirojmë që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për problemin e emrit që ekziston ndër vite.

Këto në një intervistë të fundit i ka thënë deputetja franceze Lilijana Tangi duke shprehur kështu edhe qëndrimin zyrtarë francez.

Ajo është optimiste se Maqedonia do mund të fillojë bisedimet për anëtarësim por shprehu përparim me ardhjen në pushtet të qeverisë së re. Lidhur me bashkëpunimin parlamentar ajo vlerëson se diplomacia parlamentare është shumë e rëndësishme për njohjen dhe bashkëpunimin mes dy vendeve ndërsa në punën e parlamentit ajo ka shprehur rëndësinë e nacionalizmit ndaj interesit shtetëror mbi atë partiak.

“Punët askundi nuk janë perfekte në asnjë parlament, në parlamentin e Maqedonisë ndoshta nuk ka shumë debate konstruktive, sigurisht ekziston opstruksione nga ana e opozitës, nga ana tjetër ndoshta është normale por nuk duhet tepruar, në momente të rëndësishme duhet para se të meren parasysh interesat gjenerale interesi i vendit të vendoset mbi atë partiak”, ka thënë Tangi.