Në emisionin debativ Politica në TV Globi Gostivar, ku debatues ishin Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe profesori universitar Visar Ademi u debatua rreth përgatitjeve të Aleancës për Shqiptarët si dhe konditat e krijuara për mbajtjen e zgjedhjeve nga ana e KSHZ-së

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në emision u shpreh se: “Në këto zgjedhje do të vendosen raporte të reja njëherë ndërmjet partive politike shqiptare, ku mendoj se disa do të pensionohen 100 përqind, sepse tashmë është koha që të shkojnë, sepse të qenurit në pushtet të harxhon, e këta tashmë janë të harxhuar dhe shpresoj që me legjitimimin tonë do ti çojm disa në pension, kurse edhe nga ana tjetër , nga pala maqedonase do të ndodhë revolucion , për arsye se kështu si është ushtruar pushteti deri sot nuk shkon. Jam i sigurtë se çdo pushtet i ardhshëm që do vij nuk do e ketë këtë luks të sillet kështu, të përgjojë mijëra njerëz, të burgos dhe të montoj raste, ku njerëz të pafajshëm dergjen burgjeve, të shkatëroj sistemin arsimor dhe shëndetësorë , me një fjalë Maqedonia është një sistem i demoluar komplet, tha Taravari.
Poashtu në po të njëjtat frekuenca ishte edhe analisti politik Visar Ademi i cili tha se: Ne si shoqëri civile që jemi ne nuk mbajm anë të asnjë partie, por ne ofrohemi vetëm te opozita dhe do të jemi aktiv gjithandej me thirjet tona dhe me praninë tonë duke sensibilizuar njerzit të dalin të votojnë. Në qoftë se ata nuk kanë besim te ndonjë sigël ose amblemë partiake atëher le të shohin listën e emrave të njerërzve. Le të votojnë për emra , thjesht ti heqim qafe këta njerëz që na e marrin në qafë rininë. Nëse neve na kanë humbur 15 vite , ne nuk duam që tua humbin vitet edhe fëmijëve tanë sepse nesër ata do të kërkojn përgjegjësi nga ne pse i kemi lejuar të sillen kështu dhe pse ne nuk kemi folur kur kemi patur mundësi të flasim , tha Visar Ademi.
Në vazhdim mund të ndiqni emisioni e plotë realizuar nga Tv Globi:

© fol.mk