“Më 20 Dhjetor, unë u’a dërgova buxhetin të gjithë këshilltarëve dhe e vendosa në rendin e ditës për herë të parë më 5 Mars. Por nuk u vu në votim, edhe pse unë kërkova disa herë. Kështu që ne jemi komuna e vetme në historinë e Maqedonisë, që shkojm me financim të përkohshëm, pa diskutuar buxhetin”- deklaroi Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shkruan Fol.

Në një intervistë për Fokus, përcjell Fol, Taravari flet për zhgënjimin nga Zaev për projektin të vërtetat për BDI-në, të cilin ai dëshiron të tregoj se ka kriminelë në atë parti, lidhur me përgjegjësinë që ndjen për disa ndërrime të stafit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Taravari thotë se edhe pse përkundër shumë pengesave që ai ka si kryetar, Aleanca për Shqiptarët momentalisht vazhdon të ketë rejting më të lartë se BDI në Gostivar./Fol/