A KA ME SHUME SE FEMIJET?!

Shoh foton e djalit tim të madhë kur ka qënë bebe, dhe thuajse jam i ngrirë para asaj pafajësie që kanë sytë e tij, sytë e drejtë të një fëmije!
Sot ai është 17 vjeç, dhe unë nuk guxoj ti them që po rritesh në vendin ku rrezikon që ëndrrat t’i presin me gërshërë…por kujtohem për gjithë ata prindër të papunë që nuk kanë para për t’i ushqyer fëmijët e tyre, që ju dridhet shpirti që nuk munden ti blejnë një palë këpucë për ti ngrohur këmbët e ftohta e të vogla të vogëlushëve të tyre, dhe them…po ne i kemi prerë ëndrrat në mes! Pse?! Si është e mundur që ka njerëz kaq të verbër që mendojnë se kanë të drejtë të rrëmbejnë lumturinë e fëmijve?!
Po a mundet ndonjë sistem financiar të mposht dashurinë e prindit për fëmijën?! Jo! Instiktivisht, moralisht, fetarisht, ligjërisht, jo!
Këta njerëzit që e kanë shëndrruar politikën në turp, nuk kanë vetëm faje ekonomike mbi supe, ata kanë faje shumë më të rënda, kanë faje Humane që nuk di a do falen!
Nuk është Prokuria Speciale që bën punë, por është Gjykatësi Suprem që do iu a bëj gjygjin! Dhe Zotit nuk i shpëton askujt! Shoh fëmijët e qytetit tim, të rritur e hallembushur para kohe, dhe ndizem brenda, ndizem si Bab, më vlon gjaku për të luftu për birin tim, për birin tënd, e për të gjithë fëmijët tanë! E di dhe ndjejë që çdo prind, çdo shqiptar është me mua! Politika nuk bëhet sallave me fjalime, ato janë një pjesë teknike e saj! Politika e vërtetë bëhet duke luftu kudo e kurdo për fëmijët tanë, me çdo kusht, në çdo kohë!
Jeta është e shkurtër për tu menduar kaq shumë, ikën, rrjedh si shiu veror! Ndaj duhet të jemi bashkë, si shqiptarë, si njerëz, si prindër për të ndërprerë masakrën qeveritare që dëmton fëmijët që në djep e deri sa bëhen burra! Është koha e Fëmijëve tanë! Gjithnjë ka qënë, po ne kemi qënë në gjumë! Por tash jemi zgjuar! Askush nuk mund të grabisë më të ardhmen e tyre! Kanë ngrirë buzëqeshjet e fëmijve, kanë rrëmbyer shëndetin e tyre, dhe i kanë shëndrruar në llogari bankare mafioze, në vila pushimi e në makina lukzose! Me qindra prindër s’kanë para për ilaçet e fëmijëve, ndërkohë që hajdutët që udhëheqin shtetin dalin dhe deklarojnë se duan Stabilitet! Ju faltë Zoti! Gjithsesi! Më zien gjaku dhe venat e mia nuk janë mësuar me këtë gjendje, por durojnë, dhe do durojnë deri sa të mos marr më frymë, pasi edhe frymën e fundit e jap për bijtë e mi! Ardhtë gëzimi në sytë e tyre! Fol.mk