Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH Arben Taravari në emisionin  Clik Plus në Tv 21 u shpreh se prania e tyre në takim  me Ali Ahmetin nuk do të thotë se e aprovojnë politikat  e Ali Ahmetit, por ishte vendimi i votuesve më 11 dhjetor dhe sygjerimet e faktorit rajonal shqiptar që na  ka detyruar të ulemi në bisedime me BDI-në, por kjo nuk do të thotë  se Aleanca për Shqiptarët është në koalicion me BDI-në. Po të ishte bërë bashkimi i partive opozitare, sot BDI-ja do të ishte histori, rikujtoi Taravari, sipas të cilit partia në pushtet është e zhytur në krim deri në grykë. Tani, pas zgjedhjeve shqiptarët duhet të marrin përgjegjësit dhe jo të vazhdohet me fyerje dhe shpifje për të përfituar politikisht, duke shtuar se takimi i Aleancës dhe Ahmetit është bërë me insistim të kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ai gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk e ka votuar BDI-në, siç e kanë votuar disa të BESËS dhe se  ideja e takimit të liderëve të partive shqiptare ka qenë e tyre para fushatës por edhe gjatë fushatës.

”Ideja ishte e jona  dhe se gjatë  gjithë kampanjës, por edhe përpara  thoshim se nëse marim një votë më shumë në 12 dhjetor do bëjm një takim me gjithë partitë për fat sovrani i dha mandatet ashtu si i dha dhe fatkeqësisht votat i fitoi BDI, Ahmeti ka bërë gabime por ia respektoj votuesit që i ka marrë, kështu që mendoj se duhet një traditë si parti politike dhe standarde të reja, asnjë kampanjë nuk ka qenë më e qetë se kjo se ka pasur vrerë e kasaphane këto ishin më të qeta mendoj se pjesë e këtij suksesi treguam se dimë të jemi dinjitoz kur vjen te morali dhe unë jam shumë për moralin, unë asnjëherë se kam votuar BDI Labënishta dhe disa të Besës e kanë votuar, ideja e uljes bashkë ishte e përkrahur edhe nga ndërkombëtarët dhe faktorët e rëndësishëm nga rajoni se shqiptarët duhet të bëjnë platformë të përbashkët se kurrë nuk ka qenë më e volitshme pozita e shqiptarëve se tash”,tha  mes tjerave  Arben Taravari.

© fol.mk