Aleanca për Shqiptarët shuan gjitha dilemat në opinion për atë se a do të koalicionojnë me mandatarin Gruevski apo jo. Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari për Zhurnal ka deklaruar se me ish kryeministrin Nikolla Gruevski nuk bëjnë koalicion në asnjë mënyrë.

Sipas tij përderisa kërkesat e “Aleancës për Shqiptarët” janë PSP dhe Gjyqi Special të jenë kategori kushtetuese, dhe këtë Gruevski publikisht e ka kundërshtuar, atëherë edhe koalicionimi me të nuk është i mundur.

“Me Nikolla Gruevskin dhe njerëzit që hetohen nga Prokuroria Speciale nuk shkojmë. Madje kërkesa kryesore e jona është PSP dhe Gjyqi Special të jenë kategori kushtetuese, në ndërkohë z. Gruevski u deklarua më shumë hërë që nuk e pranon PSP-në dhe do te insiston qe mandati i saj të kryhet!”, ka deklaruar për Zhurnal, sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari.