Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Arben Taravari, në një prononcim për Agjencine e Lajmeve Zhurnal lidhje me vendimin e presidentit Ivanov, konstaton se demokracia dhe sundimi i së drejtës u goditën rëndë nga institucioni i Presidentit, dhe se udha për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duket se tashmë është krejt e pamundshme.

“Demokracia nuk mund të paramendohet pa një shtet juridik, me të cilën duhet të sigurohet sundimi i së drejtës në shoqëri, duke garantuar në esencë funksionimin demokratik të pushtetit shtetëror. Vendimi i Presidentit në lidhje me faljen e krerëve më të lartë të shtetit si të dyshuar nga Prokuria Speciale Publike për manipulime zgjedhore, paraqet shkeljen më të rëndë të parimeve bazë të demokracisë, dhe njëkohësisht kriza politike që duhej të zgjidhej tashmë është thelluar pafund pa një zgjidhje të mundshme.

Konstatoj se demokracia dhe sundimi i së drejtës u goditën rëndë nga institucioni i Presidentit, dhe se udha për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duket se tashmë është krejt e pamundshme. Shteti duket se është i kapur nga partia, dhe kjo jep përshtypjen se konsolidimi i demokracisë, sundimi i së drejtës dhe zgjedhjet në këtë vend janë një mision i pamundur tashmë. Së fundmi, apeloj që bashkësia ndërkombëtare të ndërmjetësojë në zgjidhjen e kësaj krize të thellë politike, pasi në të kundërt kaosi dhe revolta janë gati për të shpërthyer.

Tani është koha të intervenojmë më të gjitha mjetet që na jep demokracia që ta bëjmë hapin e fundit për ta shpëtuar demokracinë dhe kapjen e shtetit nga partia, theksoi Taravari – /zhurnal