Deri në fund të javës do të shkarkohet drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Stefanovski, sepse nuk shkon në punë dhe injoron Ministrinë e shëndetësisë, deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari, për SDK.mk.

Ai thotë se ende nuk është vendosur se kush do ta zëvendësojë drejtorin aktual Stefanovski, por shtoi se është në kërkim të kuadrit kompetent, profesional dhe të ndërgjegjshëm, transmeton Gazeta Lajm.

Taravari i ka konfirmuar informacionet jozyrtare se është duke u menduar që Fondi për sigurim shëndetësor në vend të dy drejtorëve, siç është tani, të ketë vetëm një drejtor. Poashtu konfirmoi se ka mendime që Fondi të bashkohet me ministrinë e shëndetësisë e të mos jetë institucion i ndarë.

Koha do të tregojë nëse vërtetë do të realizohen këto paralajmërime të Taravarit, duke pasë parasysh se ende nuk është realizuar premtimi i tij për tabela dygjuhësore në Klinikën e Shkupit, i premtuar se do të realizohet “shumë shpejtë” që në javën e parë të mandatit ministror. Poashtu Taravari ende nuk ka plotësuar premtimin që institucionet shëndetësore të kenë vetëm nga një, e jo nga dy drejtorë, shkruajnë mediumet.