Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari përmes një komenti në facebook, uron që të shtohen sa më shumë vendet e punës, që të ndalohet largimi i të rinjëve nga vendlindja.
Statusi i plotë:
“Për këtë ditë uroj që të shtohen sa më shumë vendet e punës që ikja masive e të rinjve të ndalojë!
E drejta për punë dhe të drejtat e punëtorëve janë gurrë themeli për një shoqëri të shëndoshë!”