Me rastin e muajit rozë, muaji për vetëdijësimin e popullatës mbi kancerin e gjirit, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën “Ezra” (ish Borka), e cilat merret me mbrojtjen e të drejtave të grave që vuajnë nga kanceri në gji, llojet tjera të kancerit dhe sëmundje të tjera, organizuan punëtori në Gostivar.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në debat theksoi se komuna financon 50 mamografi për gjininë femërore bashkërisht me ordinancën private “Ro Medika” nga Gostivari.

Kujtojmë se Komuna e Gostivarit para dy muajsh themeloi Komisionit për mbrojtjen e të drejtave të pacientit, ku bëjnë pjesë edhe ata të cilët vuajnë nga kanceri në gji dhe llojet e tjera të kancerit.