Edhe kjo po ndodhë në skenën politike që konsiderohet një praktikë e re, ku dy oponentë politik, i urojnë njëri tjetrit kandidaturat për deputetë, informon INA.

Bëhet fjalë për sekretarin e përgjithshëm të LR-PDSH, Arben Taravari dhe anëtarin e kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi. Ata njëri tjetrit në facebook i kanë uruar garën për deputetë. Ky është një gjest që është vlerësuar nga shumë qytetarë në rrjetet sociale.

taravari-kastrioti