Sekretari i Pergjithshem LR PDSH z. Arben Taravari ishte sonte pjesëmarrës  në  emisionin 360 Shkallë, të Tv  Alsat-M. Ai në pyetjen e gazetarit për  mundësinë e krijimit të një fronti të përbashkët opozitarë u përgjigj:

”Ende nuk janë krijuar kushtet për front të përbashkët opozitar shqiptaro-maqedon. Tash për tash nuk ka kushte sepse ekzistojnë dallime të mëdha në qëndrime  kështu që kjo përjashtohet si mundësi , kurse me partitë tjera shqiptare, me  shumicën e tyre kemi raporte të mira, kurse me dy partitë parlamentare shqiptare që njëherit janë krahu i gruevskit. Njëri është me Ivanovin z. Thaçi ,kurse ai tjetri z. Ahmeti me  Gruevskin, kështu që ka ngel që opozita shqiptare të jemi ne  Aleanca për Shqiptarët”, tha Taravari. Më tej ai shtoi  se:”Me këtë aleancë për momentin vetëm Lëvizja Besa nuk është bashkangjitur, por ne do mundohemi që deri në momentin e fundit ta bëjmë frontin opozitar mbarë shqiptarë, për të garuar në zgjedhje  edhe për ta mund z Ali Ahmeti që është shumë e mundshme të jenë bashkë me z Thaçi në një listë të përbashkët zgjedhore.

©fol.mk