Taravari: Komuna e Gostivarit, institucioni më trasparent që udhëhiqet nga shqiptarët

Nga gjithsej 81 komuna në vend, Komuna e Gostivarit është më transparentja në vendin tonë. Kështu tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në emisionin “ClicPlus” në TV 21.

“Nga të gjitha institucionet në nivel të shtetit: drejtori, komuna, ministri, ne jemi institucioni më transparente që udhëhiqet nga një shqiptar. Kur erdhëm në komunë, Gostivari për transparencë ishte në vendin 81, ndërsa sot jemi të ranguar në vendin e 40. Ky rangim duhet të përmirësohet akoma”, tha Taravari.

I pyetur se çfarë nënkupton transparenca, Taravari tha se në çdo tre mujorë publikohen harxhimet e tij, nuk ka më telefona zyrtarë, në shkolla gjithçka shkon sipas ligjit, dhe se çdo harxhim bëhet publik.

Taravari tha se për tre vite në krye të Komunës së Gostivarit, ka investuar 500.000 euro në shkolla, ka hapur pesë çerdhe të reja për fëmijë, dhe ka marrë leje për hapjen e Qendrës të parë rajonale për Autizëm në Gostivar.
Për tre vite, tha më tej Taravari ka pasur 25 kilometra ujësjellës të ri, 25 kilometra rrugë të reja të asfaltuara dhe 50 kilometra kanalizim.

“Së bashku t’ua mlidhni komunave tjera, kaq inevstime nuk ka”, tha më tej i pari i Gostivarit.

Ai foli edhe për subvencionime të ndryshme për qytetarët, si: për biçikleta, invertor, OJQ, etj.
Taravari tha se për tre vite në Gostivar ka pasur 6 milion euro inevstime, kjo falë edhe të donacioneve dhe institucioneve ndërkombëtare që e kanë ndihmuar Gostivarin, tha ai.