Taravari: LSDM pse s’komunikon shqip me shqiptarët

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari theksoi se LSDM duhet të komunikoj në gjuhën shqipe me qytetarët shqiptarë, pasi që e ka obligim këtë, meqë ka fituar vota në zgjedhjet e fundit.

Taravari tha në Klik Plus se përse LSDM faqen e saj zyrtare nuk e bën në gjuhën shqipe. Por rreth kësaj u përgjigj deputeti i LSDM, Muhamed Zekiri thotë se këtë do ta bëjnë shpesh dhe komunikimi në shqip me shqiptarët është dëshmuar në fushatë, kur komunikatat ishin në shqip. (INA)