Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari në emisionin e sotëm “Intervista” në Tv Shenja tha se përpos Prokurorisë speciale patjetër të formohet edhe gjykata speciale.

“Patjetër duhet të themelohet edhe një Gjykatë speciale që ta ndihmojë punën e Prokurorisë Speciale, e cila pengohet nga gjykatat shtetërore të kapura nga shteti”, tha Taravari.

Taravari shprehu bindjen se të gjithë funksionarët shtetërorë të cilët janë në pushtet dhe që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, patjetër se do të nxirren para drejtësisë.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit opozitar Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët  vazhdimisht ka qenë e hapur  për bashkëpunim me partitë opozitare, dhe në disa raste i ka bërë ftesë publike edhe lëvizjes Besa. Ne kemi patur  takime të vazhdueshme me lëvizjen Besa, dhe tash së fundi edhe me Unitetin, mirpo vazhdimisht kemi hasur në  probleme me lëvizjen Besa, ndërsa me Unitetin shpresojm se do të gjejm gjuhë të përbashkët. Problemi i Besës është paradoksal, sepse kurrë nuk ka ndodhë që Partia politike  të mos vendos për vete.  Në një moment kur ne ishim shumë afër për të arritur një marrëveshje cuditërisht këta të Besës u tërhoqën dhe na thanë se kompetent është Këshilli Mbipartiak, tash  i emëruar si Këshill opozitarë.

Ne vazhdojmë të jemi të interesuar dhe sinqerisht ju bëjm ftesë të na tregojnë se me cilin duhet të bisedojmë, sepse nuk kemi kohë dhe se vetëm  disa muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Ne shpresojm të jemi bashkë sepse  atëherë BDI-ja nuk do jetë e  vetëm e fituar, por do të jetë e shpartalluar-

Në vazhdim video intervista e plotë: