Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari do të marrë pjesë në Samitin vjetor evropian që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel, përcjell Fol.

Në këtë Samit, siç njoftojnë nga komuna e Gostivarit, Taravari do të mbajë fjalim në temën “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Konrad-Adenauer Stiftung, UNDP-në dhe United States European Comman (EUCOM) me mbështetje të Këshillit Rajonal përBashkëpunim (RCC), Komisioni Evropian dhe Rockefeller Brothers Fund.

Ndryshe, samiti mbahet në vigjilje të miratimit të strategjisë së re të Komisionit Evropian për zgjerim në rajon, i paraparë të mbahet në fillim të vitit 2018. /Fol/