Unë jam për ndryshime. Duhet të ketë vetëm shpërblime në vend të gjobave për mjekët, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari

“Unë jam për ndryshime në projektin “Termini im”, ndërsa që nesër do të kem takim me përfaqësuesit e “Termini im”. Pagesa në bazë të punës do të mbetet por nuk do të ketë gjoba. Paga do të jetë 100 për qind, ndërsa do të ketë edhe shpërblime për mjekët, respektivisht për ata që janë më të suksesshëm”, paralajmëroi Taravari.

Në shënimin e 25-vjetrit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë Taravari tha se prej nesër do të ket takim me përfaqësuesit e “Termini im”.

© fol.mk