Ministri i Shëndetësis Arben Taravari vizitën e parë të tij si ministër ka vendosur tja bëj spitalit të Tetovës.

Në postimin e tij në facebook, Tarvari shkruan:
Sot do të shkoj për herë të parë në një spital si ministër dhe ai është Spitali aklimik i Tetovës.
Shpesh kam shkuar si mjek, dhe po kaq herë jam ndjerë i pafuqishëm për të sistemuar kushte më të mira si për personelin ashtu dhe për pacientët.
Fati e do që sot të shkojë me ca kompetenca më shumë, të cilat do t’i përdor për të rritur cilësinë e kësaj qendre të një rëndësie të veçantë për ne.
Në këtë vizitë do të kem kënaqësinë të jem së bashku me shqiptarin famëmadh në Zvicër, një kardiokirurg par excellence, d-r. Omer Xhemajili.
Qoftë kjo vizitë një ogur i mirë për zhvillimin e këtij spitali dhe të sistemit shëndetësor gjithashtu!