Çdo parti politike që do ta përkrahte qeverinë e ardhshme refomuese, duhet të mbajë edhe përgjegjësi dhe direkt të marrë pjesë në krijimin e politikave në qeverin e re, thotë për Standard.mk Arben Taravari nga Lëvizja për Reforma-PDSH.

“Qeveria e pakicës është mjaftë jostabile, ashtu që çdo parti politike që do të merrte pjesë në qeverin e ardhshme reformuese, duhet të mbajë edhe përgjegjësi dhe direkt të merr pjesë në krijimin e politikave të qeverisë së re. Nga këtu, nga ky moment Maqedonisë i duhet vetëm Qeveri politike, e cila do të jetë e vondosur dhe e pakompromisë në rrugën euro-atlantike të vendit”, thotë Taravari.

Në pyetjen se a do të ishte rëndë që LSDM të jetë në qeveri me një opozitë si VMRO-DPMNE dhe pa BDI-në në qeveri, Taravari me përgjigje:

“Në këtë moment me këto matematika në skenën politike në Maqedoni, për fat të keq pa BDI-në nuk mund të ketë qeveri stabile. Kurse VMRO-së mendoj se i nevojitet opozita që të reformohet, pasi ajo është në të mirën e përgjishme të shoqërisë në vend”, ka theksuar tutje Taravari.

Në lidhej me vendimin e presidentit Ivanon pasi LSDM ka siguruar nënshkrimet e nevojshme 61 për të formuar qeverinë e re, Taravari thotë se, nga Ivanon mund të pritet gjithçka, edhe pse dëshiron, siç thotë, që ai të vendos drejtë dhe t’ia jap mandatin Zoran Zaevit për të formuar Qeverinë e re.