Zgjedh për t’i kthyer përgjigje deklaratës së partisë VMRO-DPMNE, në të cilën rikërkohet dorëheqja ime, jo për këtë shkak, po për arsye se kuptoj që nuk e kanë kuptuar qartë situatën në të cilën ndodhemi.
Të gjithë anëtarët e kësaj partie unë i shoh në radhë të parë si qytetarë, dhe kam detyrë t’i qetësoj në raste paniku.
Gjithë populli i Republikës së Maqedonisë e kuptoi që falë Zotit, çdo gjë është nën kontroll.
Populli është i mënçur dhe zgjodhi t’i besojë delaratës së një Armate Mjekësh, nuk e di se çfarë në botë ju shtyn të mos qetësoheni!
Ripërsëris me përgjegjësi profesionale dhe morale se rasti i trishtë i dy jetëve të humbura në Gostivar, ishte pasojë e një infeksioni akut, por për fat të mirë e izoluam dhe jo vetëm që 7 të infektuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, por dhe vet epidemia nuk ka rrezik të aktivizohet në shkallë pandemie.
Kjo është hera e fundit që e përsëris këtë deklaratë, në rast se, midis anëtarëve të kësaj partie del se ka ende të frikësuar atëherë duhet të kontaktoni menjëherë me mjekë specialistë psikiatër, pasi jam optimist që do gjeni zgjidhje.
Shkalla e Panikut kur është e lartë, errëson arsyen, shton hipokondrinë, sjellë ç’rregullime të frymëmarrjes, të funksionit të zemrës, dhe rrezik potencial për humbje të Kontrollit.
Në rast se personat që për arsye të caktuara gjenden në këto rrethana, nuk duhet të ndihen të dëshpëruar apo të pashpresë, pasi mjekët specialistë përkatës do ju ndihmojnë shumë.
Theksoj që mjekët, ndryshe nga Njerëzit e Ligjit duhet të shpëtojnë këdo, përsa i përket Ligjit aty nuk ju ndihmojmë dot. Secili le të marr hakun që i takon tek partia e VMRO-së, për mirë e për keq!
Faleminderit dhe nuk kam ndërmend t’ju fal më kohën që duhet t’ia kushtojë qytetarëve të këtij vendi!