Johan Tarçullovski në ceremonin e sotme në përkujtim të ushtarëve të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe ngjarjeve në Kumanovë në vitin 2015, deklaroi se mbledhja e sotmë është bërë për të nderuar gjithë ushtarët, por edhe mesazh për gjithë Maqedoninë se ata viktima nuk kanë qenë të çmendur.

 

“Ka kush mendon për atdheun, ka maqedonas patriotë të ndershëm, të cilët deri në pikën e fundit të gjakut do të luftojnë që ky shtet të mbetet ashtu siç është, për shkak se amaneti ynë është ta mbrojmë atdheun. Kjo nuk është politikë, nuk është as VMRO, as LSDM, kjo është mbrojtje e atdheut. Askush nuk mund ta shkell vullnetin e popullit, ndërsa populli dëshiron shtet unitar, me një gjuhë të vetme maqedonase”, deklaroi Tarçullovski.