Mbledhja e dëshmive që çoi drejt nisjes së hetimeve për rastin “Tarifa” që ka të bëjë me pajisjen e kompanisë ELEM me softuer të ri, ka rrjedhur pa pengesa. E njëjta gjë vlen edhe për rastin që ka të bëjë me blerjen e makinës së tipit Mercedes me para shtetërore në vlerë prej 572 mijë euro respektivisht i njohur si rasti “Tanku”. Konfirmimin e dha Prokuroria Speciale.

 

 Raporti i ELEM-it ndaj Prokurorisë Speciale është korrekt dhe informacionet e kërkuara  janë siguruar në kohë. Në periudhën konkrete kur mblidheshin informacionet për lëndën “Tanku”, bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme ishte korrekt dhe informacionet u morën në kohë – thanë nga Prokuroria Speciale.

Nga Prokuroria Speciale shprehen se deri në këtë moment pas urdhëresave për dy hetimet e fundit nuk kanë kërkuar masa të reja nga Gjykata, si sigurim të personave ose ngjashëm. Nuk është kërkuar as sekuestrim ose ndalesë e përkohshme për shfrytëzimin e makinës tip Mercedes të MPB-së për blerjen e së cilës dyshohet ish ministrja Gordana Jankuloska dhe një person tjetër.

 Për automjetin , nuk do të kërkohen masa për sigurim dhe i njëjti është lënë për shfrytëzim në Ministrinë e Brendshme. Konsideruam se nuk ka nevojë për diçka të tillë meqë bëhet fjalë për organ shtetëror – theksuan nga Prokuroria Speciale.

Sipas burimeve tw tjera, por jozyrtare, makina, blerja e së cilës u kontestua, gjendet në oborrin e Ministrisë së brendshme dhe një kohë të gjatë nuk shfrytëzohet. Meqë lënda është nën hetim, ajo nuk mund të shitet.

Alsat-M