Në një intervistë ekskluzive për Neës33.tv, kandidati për deputet në zonën zgjedhore numër 3 nga koalicioni ASH-AAA, Bekim Tateshi ka deklaruar se tereni i zonës tre është I njohur sepse babai i tij ka qenë mësues në fshatin Jabollçishtë të Epërme në Komunën e Çashkës.

Ai shtoi se nëse arrin të fitoj mandatin e deputetit në zgjedhjet e 15 korrikut, do të angazhohet dhe do të japë maksimumin për të zgjidhur problemin me mësimin në gjuhën shqipe.

Për atë, është e pakuptimë se si ministria e Arsimit nuk ka mundur tu sigurojë kushte fëmijëve të Çashkës për të mësuar në shqip, që është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

Thotë se mësimi në gjuhën amtare është e drejtë universale.

“E drejtë universale është që shkollën fillore fëmiju ta bëjë në gjuhën e nënës dhe libri I parë të jetë, Abetarja. Por për fat të keq tek këta fëmijë, kjo nuk ndodhë, edhe pse gjatë viteve shumë ministra të arsimit kemi pasur shqiptarë”, tha Tateshi.