Një kombinim fantastik i kofshëve të pulës me perime të pjekura. E lehtë në përbërës dhe përgatitje. Shijojeni!

Përbërësit:

1 kg kofshë pule
1 limon
3 lugë gjelle vaj ulliri
450 gram patate
1 karotë
2 rrepa
¼ filxhan çaji kopër e freskët
Kripë
Piper

Përgatitja:

Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 280 gradë Celcius.
Pastroni kofshët e pulës dhe thajini me një pecetë. Spërkatini me kripë dhe piper dhe vendosini në një tavë.
Shtoni gjysmën e lëngut të limonit mbi mishin e pulës sëbashku me 1 lugë gjelle vaj ulliri. Vendoseni tavën në furrë për 15 minuta.
Ndërkohë, prejini patatet, rrepat dhe karotat dhe hidhini në një tas. Shtoni vajin e mbetur, pak kripë dhe piper dhe përziejini mirë.
Hiqeni tavën nga furra dhe shpërndani perimet rreth mishit. Rikthejeni në furrë të piqen për 20 minuta. Shtrydhni mbi to limonin e mbetur.
Shërbejini me kopër dhe pak kripë.