Tayna ka akuzuar reperen Shirin David për kopjim.

Një prej artisteve më të suksesshme për momentin në vend është Tayna, e cila nuk ka shumë kohë që hyri në treg, shkruan lajmi.net.

Tashmë ajo numëron shumë hite dhe njihet për stilin unik në këndim. Një gjë që të gjithëve u ka rënë në sy nga kjo repere që prej fillimit është përdorimi i frazës “Argh”.

E pikërisht kjo frazë duket se ia tërhoqi vëmendjen reperes gjermane Shirin David, e cila e përdori në këngën e re.

Kënga mban titullin “Conan x Xenia”, ndërsa Shirin e solli në bashkëpunim me Haftbebefhl.

Pasi dëgjoi këtë këngë, Tayna ka reaguar publikisht duke e akuzuar Shirinin për kopjim dhe i drejtohet “Së paku m’i jep kreditet që ke përdorur zërin tim “Argh”.