Kuvendi sot me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale miratoi ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurinë materiale të të papunësuarve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi të shtetit.

Ligji hyn në fuqi me publikimin në Gazetën Zyrtare, ndërsa punëtorët e falimentimit prej të premten do të mund të paraqesin kërkesa pranë Qendrave të punësimit, në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për kompensim mujor prej rreth 8.000 denarëve.

Nga Qeveria thonë se me ndryshimet për sigurimin material të punëtorëve të falimentuar përfshihen edhe 1.000 persona të rinj, me çka numri i përgjithshëm të punëtorëve të falimentuar për dy vjet e gjysmë arrin në gjithësej 12.000 persona.

“Për krahasim, nga qeveria e mëparshme, për gjithsej 11 vjet, arriti të zgjidhte problemin e vetëm 4.000 punëtorëve të falimentuar”, thonë qeveria.