qenan aliuNga  Qenan Aliu

 

 

Miq të dashur, Disa klasa politike maqedonase, pas çthurjes së ish- Jugosllavisë , gjatë këtyre a tre dekadave në vazhdimësi zbatuan supremacion politik ndaj shqiptarëve edhe atë :

  • -Me dinakërinë më të madhe që me hartimin e kushtetutës së parë pas pavarësimit më vitin 1991, mohuan të drejtat e fituara dhe të etabluara në kushtetunën e vitit 1974. ( edhe pse implementimi praktik i tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm ) ;
  • -Konstruktuan ngjarje e afera deri më vitin 1998 , për të komprometuar shqiptarët dhe për të demonstruar forcën e dhunës të aparatit shtetërorë ndaj tyre ;
  • – Zbatuan absurditetin më primitiv më vitin 1994 ,duke vrarë njeri, burgosur e malltretuar shqiptarë vetëm pse kërkuan Universitet në gjuhën shqipe, që edhe pas gjithë kësaj , si trend i qytetërimit botëroë kjo edhe u bë realitet ;
  • – Më vitin 2001 edhe përkundër etablimit të komunikeve për të realizuar të drejtat dhe barazinë në këtë shtetë, aparati shtetërorë granatoi fshatra dhe vatra të shqiptarëve duke vrarë civil , përfshirë pleq ,gra dhe fëmijë, ndërkaq kryengritësit shqiptar u munduan para botës ti prezentojnë si teroristë, por kjo u shkoi huq ;
  • – Këta klasa politike maqedonase,në vazhdimësi, nga pamundësia dhe në mungesë të fakteve historike dhe numerike për të kristalizuar identitetin e popullit që përfaqësojnë para shteteve fqinjë dhe para botës, akomodimin e tyre në pushtet e realizuan duke nxitur dhe sajuar ngjarje e konflikte ndëretnike, në bazë të cilave edhe keqpërdorën parat publike për pasurimin e tyre. Ndërkaq , këta klasa politike maqedonase, poashtu me dinakërinë e spikatur, shumë pushtetarë shqiptarë në kupollat qeveritare i futën në skemat e keqpërdorimit me pushtetin ,kuptohet për pasuriumin e tyre, kështu që duke i ”kapur” ata , i mbajtën të shantazhuar për të ndejtur të heshtur si peshqit në ujë, duke i lejuar të flasin vetëm sa për sy e faqe , ndërsa BARAZIA e shqiptarëve mbeti akoma e padefinuar në kushtetutë në formën meritore ;
  • – Këta klasa politike , me shqiptarët u sollën sikur janë ata që japin të drejtat e shqiptarët ata që lypin ;
  • – Por sot , dikush nga politikan të këtyre klasave politike tre dekadëshe maqedonase, pohojnë se kemi gabuar ndaj shqiptarëve që pas pavarësimit të shtetit, dikush nga ta pohon se hartuam kushtetutën me ”defekt fabrike” dhe pendime të ngjajshne ;
  • – Por kësisoj pendime nuk mund të jenë të mjaftueshme,as që mund tu besohen. E vetmja mënyrë e zgjidhjes së barazisë së shqiptarëve do të ishte një Marëveshje e re e cila do të nënkuptonte Ridefinimin e sistemit juridiko-politik të vendit. Shteti është në kollabim total,dhe është momentumi real për një debat dhe marëveshje të re me një kulturë dhe qytetërim të ndërsjellë. Në të kundërtën , askush nuk do ta ndal që vendi të shkojë në greminë,nëse këtë nuk e bëjnë vet qytetarët me përfaqësuesit e tyre .

Por përfaqësues legjitim të qytetarëve mund të jenë çdo kush përveç HAJDUTËVE TË MAZHORANCËS AKTUALE ! Ndërsa, sa për zgjedhje,, shqiptarët për sa kohë që do të manipulohen nga elitat e partive politike , vetëm sa do të legjitimojnë proceset zgjedhore si demokratike, por statusi i tyre do të mbetej nënshtrues, ndërkaq lidershipet e shqipatrëve do të mbeteshin altruist të shëmtuar ! Këto janë vetëm disa të bëma të supremacionit politik maqedonas ndaj shqiptarëve, ka edhe pafund të tjera, që për disa prej tyre, fatkeqësisht faji është i joni .

Opinioni është shkruar enkas për fol.

© fol.mk