Gjykata Administrative vendosi që të anulojë votimin në një vendvotim në Komunën e Tarcës, ndërsa rivotimi do të bëhet të dielën.

Më 11 dhjetor OBRM-PDUKM-ja, arriti fitore të lehtë prej 4 votave dallim nga LSDM-ja. Në ditën e zgjedhjeve më 11 dhjetor, për OBRM-PDUKM-në votuan 91 persona, ndërsa për LSDM-në 87.

Në këtë vendvotim janë të regjistruar gjithsej 714 votues, ndërsa kanë votuar 404, pra ka pasur dalje prej 56,58%. 65 vota ka marrë Lëvizja Besa, 64 PDSH, 53 BDI, Aleanca për Shqiptarët 25 vota, dhe nga një votë për Bllokun e tretë dhe OBRM për Maqedoninë./Telegrafi/