Rrugët e shumicës së kryeqyteteve të botës, janë mbushur për të dytën javë me radhë, nga qindra mijëra njerëz që po protestojnë kundër ndryshimeve klimatike, derisa po kërkojnë mbrojtjen e ambientit.

Demonstruesit, kryesisht adoleshentë dhe studentë, janë frymëzuar nga aktivistja Greta Thunberg, e cila do të zhvillojë një fjalim më vonë gjatë ditës në Montreal të Kanadasë, transmeton Telegrafi.

“Kemi ikur nga mësimet, që t’ju mësojmë juve” ishte një prej sloganeve të shumta të studentëve, të cilët vepruan njëjtë sikur suedezja 16-vjeçare, e cila la shkollën, që të jetë e pranishme këtë javë në New York, ku Kombet e Bashkuara zhvilluan një samit lidhur me klimën.

Në Zelandë të Re, ka pasur një numër rekord protestuesish, derisa konsiderohet se rrugëve kanë dalë rreth 3.5 për qind e popullatës.