Komuna e Tetovës në krye me Teuta Arifin, ‘shquhet’ për ekipin e saj dhe profesionalizmin e Marrëdhënieve me Publikun, por disa herë është kritikuar arroganca e zëdhënësit të komunës, Armend Fazliu, gjegjësisht për raportin dhe kontaktet me median, shkruan Fol.

Fazliu si Shef i Zyrës për Komunikim, Protokoll dhe Marrëdhënie me Publikun/Zëdhënës, paraqitet çdoherë me elegancë, i pashëm dhe shumë i kujdesshëm ndaj paraqitjeve të tija para medias. Një aftësi tjetër e Fazliut që ia vlen të theksohet është se lexon shumë mirë. Në një deklaratë për Alsat M në lidhje me ajrin e ndotur, ai përveç se jep deklarata të mësuara përmendsh, ai këtë herë vërehet duke e lexuar kumtesën, edhe atë letrën duke ia mbajtur dikush prapa kamerës.

Këtu parashtrohet pyetja se a e meriton Komuna e Tetovës një zëdhënës që i lexon deklaratat dhe pa e patur pikën e turpit e gjithë partia (BDI) që e kanë vendosur një zëdhënës si ky. Kjo lë shumë për të dëshiruar, sepse kjo reflekton edhe gjendjen e komunës në fjalë dhe çfarë mund të presin qytetarët e Tetovës me njerëz si ky që nuk i mbajnë mend as dy fjali! Për më shumë le ta gjykojë opinioni vetë! Videon ndiqeni nga minuta 01:22. /Fol/