Shkruan Medai Shaholli

“Të gjithë derrat një turi kanë”, thotë një fjalë e urtë popullore dhe s’ka si të jetë ndryshe.
Shqiptarët e “dërzhavës” NMK, i kanë varur shpresat te liderët e tyre ku kërkojnë të kenë punë të sigurtë, standard më të mirë për ta dhe familjet e tyre, si minimum për një jetë me dinjitet.
Kjo është ëndërr e parealizuar për mijëra të rinj dhe kryefamiljarë që rrugëdalje nga kriza u ka mbetur emigrimi drejt perëndimit.

Çdo ditë e më shumë të rinjë dhe kuadro në mungesë perspektive po braktisin vendin si rezultat i papunësisë dhe krizës ekonomike.

Sa herë që vijnë zgjedhjet ata “turinjë derrat” shqiptarë dhe sllavë (hiena të së njëjtës specie) si shpëtimtarë të masave të gjera popullore, zbresin dhe ngjiten fshatrave dhe qyteteve me zotimet dhe premtimet për një jetë më të mirë se kjo që kanë patur, për shëndetësi falas, për më shumë rrugë të asfaltuara dhe ujë të pijshëm për të gjithë, për punësim të të rinjve dhe kuadrove nëse ato i japin votën atyre dhe jo të tjerëve.

Kështu ”ia punoi” shqiptarëve edhe titisti Zajko gjatë fushatës së tij elektorale më 2016, kur i premtoi deleve shqiptare punë, bollëk ekonomik dhe një jetë më të mirë për të gjithë.

Por, ata sapo i marrin votat zhduken për katër vjet.
Në çdo cikël zgjedhor liderët shqiptarë kanë gënjyer dhe stërgënjyer popullin me zotime dhe premtime të pambajtura dhe në fund, veç militantëve partiakë dhe të betuarve të partisë së “zemrës” nuk punësohet askush, qoftë ky dhe me titull d-r.i shkencave të ndryshme.

Këto janë praktikat e njëanshme të pandershme dhe të padrejta të partive shqiptare që bëjnë me kandidatët e tyre për punësim duke i punësuar vetëm militantët nga radhët e tyre.
Akoma më keq tani kur aleaët shqiptarë të koalicionit qeveritar bënë zgjidhjen e gabuar duke rënë dakord për Stevo Pendarovskin, kanidat konsensual për President të ”dërzhavës”.
Stevçja është një antishqiptar i hershëm dhe njihet si ish zyrtar i lartë i pushtetit që gjatë konfliktit të 2001 këshillonte eprorët e tij si duheshin bombarduar fshatrat e kumanovës për t’i mposhtur njësitet e UÇK-së që luftonin për liri, pavarsisht se ata u tradhtuan nga komadanti dezertor Ali Ahmeti.

Dhe historia përsëritet sa herë ka zgjedhje parlamentare apo si këto për Presidencialet këta “turinjë derrash” si Stevçe Pendarovski, bëhen engjëj sikur u qajnë hallin popullit fukara, ku me të marrë votën bëhen djaj si shonenisti Gjorgje, që nuk ka njohur popull tjetër në këto vite në krye të Presidencës veç komitëve dhe vojvodëve të tij sllavë.
Thjeshtë, këta liderë aktualë janë lakmitare të pushtetit dhe parasë që s’janë tjetër veç egërsira me trupa njeriu dhe me turiçka të derrit.

Ndaj, është në dorën e popullit të thjeshtë që kur të vij dita e votimit të bojkotojë duke i lënë kutitë e votimit të zbrazura në shenjë mosbesimi dhe refuzim ndaj atyre “turinjë derrave”, kandidatë të kampit sllav që i kanë gënjyer dhe “harruar”për 28 vjet me radhë shqiptarët.