Për shkak të ndërhyrjeve në elektro-rrjetin nesër nga ora 7:30 e deri në 9:30 pa rrymë do të jenë banorët e fshatit Kuçkovë në komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe të gjitha fshatrat të cilat gravitojnë në komunën e Sarajit.

Do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike edhe të hënën nga 8:00 e deri në orën 9:00 te konsumatorët e rrugës “Nakedonska Kosovska Brigada” dhe rruga “19” në komunën Çair, si dhe rruga “Indira Gandi” afër pompës së benzinës në Okta në komunën Shuto Orizarë, njofton AIM.