Të gjithë shqiptarët në emigracion janë ngritur në këmbë për t’i dhënë mbështetjen masovike struganit atdhetar Ziadin Selës. Ata kanë marrë udhën për vendlindjen e tyre për të mbështetur birin e tyre që ua fali Zoti për të bërë vepra humane dhe krijimin e besimit të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Strugës.

Nëse të gjithë shqiptarët në emigracion janë ngritur në këmbë për ta mbështetur birin e tyre Ziadin Selën, atëherë kjo do të duhet t’i motivonte edhe më shumë qytetarët struganë që bashkë me struganët e ardhur nga emigracioni për t’i dhënë mbështetjen e madhe kundër argatit të Lube Boshkovskit, Ramiz Merkos.

Strugës i duhet Ziadin Sela për ta çuar amanetin e të parëve në vend dhe për ta vazhduar ndryshimin që dikur Ramiz Merko me bandat e tij e privatësuan Strugën e bukur që e ka falur natyra. Vota e struganëve për Ziadin Selën do të jetë investim dhe cilësi e pashmangshme për një jetë më të mirë siç ka qenë këto 4 vitet e fundit./fol.mk/

©FOL