Sonila Qesaraku, së bashku me partnerin e saj vendosën një ditë që të ndryshonin gjithçka në jetën e tyre. Të mos shkonin më në punë, të linin familjarët dhe me lekët që do të shpenzonin për ceremoninë e dasmës të ndërmerrnin udhëtimin e jetës së tyre.

Prej muajsh ata ndodhen tani në Malajzi, ku dhe po jetojnë duke ju përshtatur atij vendi. Sonila ka lindur në Tiranë në 1982 Pas përfundimit të shkollës së mesme ajo shkoi në Itali për të vazhduar atje studimet e larta, për Shkenca Komunikimi.

Pas përfundimit të studimeve u njoh me Fabion, një djalë italian nga Torino. Të dy, prej vitesh, punonin, por kërkonin diçka më tepër nga jeta. Edhe pse të stabilizuar, si ekonomikisht ashtu edhe me punën, ata vendosën t’i braktisin të gjitha.

Ato që kanë mësuar këto 7 muaj nuk ua ka mësuar asnjë shkollë, universitet, apo kurs që kanë ndjekur.

Kanë parë dhe njohur kultura të ndryshme. Kanë sprovuar veten në situata të vështira dhe sot janë duke jetuar ëndrrën e çdokujt.

/ Top Channel