“Opozita nuk prononcohet se si do të votojnë. Nuk e dimë akoma nëse kemi shumicë prej 2/3”, thonë nga LSDM.

Partia opozitare VMRO-DPMNE pa votat e të cilët nuk do të jetë i mundur miratimi i 5 vendimeve thonë se nga e hëna do të koordinohen për qëndrimin e tyre. Paraprakisht partia e Hrstijan Mickoskit ishte deklaruar se kërkon shqyrtimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë të sjella me dekret gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Qëndrimi i tyre i fundit ishte se nuk do ta mbështesin konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme derisa nuk shoshiten në debat parlamentarë mbi 250 vendime të Qeverisë teknike.

Nga fillimi i tetorit në Kuvend pritet të fillojë procedimi i propozim-ligjeve të propozuara nga Qeveria dhe deputetët. Me yllin evropian në Kuvend do të debatohet për Ligjin kundër diskriminimit, taksat gjyqësore dhe ligjet për standardet e nxënësve dhe studentëve të cilët shteti duhet t’i sigurojë qiranë për shkak të pamundësisë për të qëndruar në shtëpi studentore.