Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme që mund të ekzistojnë. Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale esenciale për trupin. Shumë prej jush i konsumojnë pa kufizmi, kurse të tjerë janë më të moderuar. Nuk ka një limit mbi numrin e tyre,

Ndihmon tretjen : Bananja është e pasur me fibra dietike të cilat parandalojnë dispepsinë, kapsllëkun dhe kontrollojnë funksionet e sistemit intestinal në përgjithësi.

Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak: Një banane në ditë është e këshillueshme për diabetikët sepse mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Rrit energjinë: Bananet janë të pasura me fruktozë, një përbërës që rrit nivelin e energjisë trupore.

Lufton depresionin: Bananet kanë nivele të larta të triptofanit i cili shëndërrohet në serotoninë në trup. Serotonina ose ‘’hormoni i lumturisë’’ është një neurotransmetues që kontrollon funksionin e trurit.

Ul inflamacionin: Ato janë të pasura me vitaminë B6. Kjo vitaminë redukton inflamacionin në oragnizëm.

Lufton aneminë: Për shumë vite kemi besuar që hekuri është i përqendruat vetëm në perimet e gjelbërta. Por jo, hekuri gjendet në sasi të konsiderueshme edhe në banane, çka e bën këtë frut një ushqim idela për të luftuar aneminë.

Mbron zemrën: Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe përmbajtjes së ulët të natriumit, bananet zvogëlojnë rrezikun e atakut kardiak dhe oksidimit të enëve të gjakut.