Lëkura e shëndetshme, që shkëlqen, nuk është vetëm produkt i gjeneve dhe kujdesit të jashtëm, por edhe i produkteve që hyjnë në trupin tonë. Shumë e interesuar për ushqimin e shëndetshëm, kam gjetur para pak kohësh në internet recetën për një latte me dy nga përbërësit që i përdor shumë, kurkumin dhe xhinxher.

Të dyja kanë veti anti-inflamatore të shkëlqyera.

Për një gotë duhen:

1 lugë çaji plot me kurkumin ose turmerik të freskët, të qëruar dhe të prerë hollë

1 lugë çaji xhinxher të qëruar dhe të prerë në copa të mëdha

1 lugë gjelle sheqer arre kokosi

2 lugë gjelle vaj arre kokosi

Pak kripë deti

1 filxhan qumësht bajame

Përziejmë kurkuminin, xhinxherin, sheqerin e arrës së kokosit, vajin e kokosit dhe kripën në një përzierës elektrik të fuqishëm.

Ngrohim qumështin e bajameve në një tenxhere të vogël me bisht, në nxehtësi të mesme, deri sa të fillojë të avullojë.

Hidhet qumështi i ngrohtë në përzierës dhe e aktivizojmë për pak sekonda sa të krijohet një lëng i plotë.

Është shumë i shijshëm dhe shijon edhe më shumë kur mendon sa mirë i bën organizmit dhe veçanërisht lëkurës.

Mund të pihet në mbrëmje, kur ndihet efekti qetësues i qumështit, ku janë tretur një grup elementësh shumë të shëndetshëm për lëkurën, vaji i kokosit apo qumështi i bajameve.

Kurkumini i freksët i jep shije shumë të mirë, por nëse nuk e gjeni në dyqanet e erëzave, mund të përdorni edhe pluhur kurkumini apo turmeriku të tharë.