Gjykata themelore Shkupi 1 bën të ditur se njofton se të premten do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit Mile Janakieski, të akuzuar në lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Kjo lëndë ndërlidhet me dhunën në komunën Qendër, dhe kërcënimet ndaj kryetarit të kësaj komune, Andrej Zhernovski. Seanca e parë u shty për pas zgjedhjeve.

Ky rast ka dalë nga përgjimet e paligjshme, nga ku kanë dalë edhe disa lëndë tjera hetimore, që janë në rrugë e sipër./Telegrafi/