Partitë politike dhe kandidatët e pavarur deri të premten në mbrëmje do të duhet që t`i dërgojnë listat e kandidatëve për deputet.

Sipas kalendarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor me 11 nëntor në mesnatë skadon afati i paraqitjes. Deri atëherë do të zgjas edhe kontrolli i Listës Zgjedhore.

Deri më tani vetëm LSDM i ka vërtetuar listat e kandidatëve, ndërsa nga PDSH-ja kanë informuar vetëm për bartësit e listave për deputet.

Kampanja zgjedhore nis me 21 nëntor dhe do të zgjas deri me 9 dhjetor. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 11 dhjetor.