Statusi i punësuarve të fabrikës “Jugohrom” vazhdon të mbetet i njëjtë. Ata ende janë në pushim të detyruar dhe marrin rreth 70% të ardhurave mujore prej se inspektorati për mbrojtje të mjedisit në nëntor solli vendimin për mbylljen e përkohshme të kombinatit për shkak të vonesës në vendosjen e filtrave, shkruan Meta, njofton fol.mk
Prej sindikatit të “Jugohrom” thonë se fati i të punësuarve ende negociohet me ekipin udhëheqës të kombinatit.

“Të punësuarve u janë dhënë rrogat, sot ose nesër pritet të paguhet edhe shtojca K-15. Më e rëndësishmja është se të punësuarit janë në pushim të detyruar dhe duhet sa më shpejtë të dihet se çfarë do të ndodh më tutje me to. Fabrika duhet të hapet sepse edhe kur ajo nuk punonte, ajri në Tetovë vazhdoi të jetë i ndotur, në të kundërt të punësuarit duhet të marrin kompensim, nuk mund të qëndrojnë në rruge”- tha Bajram Amiti, kryetar i sindikatit “Jugohrom”.

Drejtori i përgjithshëm i “Jugohrom”, Vasko Skenderovski, shprehu se punohet intenzivisht në ndërtimin e sistemit të filtrimit i cili ishte shkaku i mbylljes së kombinatit.

“Pas festave të fundvitit, “Jugohrom Alzar” intenzivisht punon në vendosjen e sistemit të filtrimit. Për shkak të gjendjes atmosferike ne pushuam por shpresoj që në ditët e ardhshme do ta përfundojmë betonimin e themelit të sistemit të filtrimit. Deri në fund të vitit plotësisht do ta ndërtojmë këtë sistem”- tha Skenderovski.

“Jugohrom” i fiku furrat në nëntor të vitit të kaluar që kur inspektorati i mbrojtjes së mjedisit solli vendim për mbyllje të përkohshme të fabrikës për shkak të tejkalimit të afatit dyvjetor për ndërtim të sistemit të filtrimit. Jo gjatë kohë prej udhëheqësisë së kombinatit dërguan kërkesë deri të shkalla e dytë e komisionit udhëheqës për hapje të serishme të fabrikës dhe vazhdimin e afatit të ndërtimit të sistemit të filtrimit.