Të punësuarit në PSP reagojnë pas fjalimit të Presidentit Pendrovski

Ish-punonjësit e Prokurorisë Speciale kërkojnë që të ketë falje publike nga Presidenti Stevo Pendarovski, vetëm një ditë pas fjalimit të tij në Pelincë, me rastin e Ilindenit. Duke folur për imperativin kryesor – shtetin e së drejtës, kreu i shtetit, në një konotacion negativ dhe si një shembull të keq e përmendi PSP-në. Por disa nga ish-punonjësit atje nuk pajtohen me presidentin se PSP-ja si institucion ka qenë pjesë e krimit të organizuar.

ISH TË PUNËSUAR NË PSP

“Prokuroria nuk përbëhej vetëm nga një person, kështu që është jashtëzakonisht e pasaktë që të gjithë punonjësit të identifikohen me veprimet e një personi dhe puna e tyre të zhvlerësohet. Asnjë veprim i punonjësve në PSP tani e shuar nuk kontribuoi në shpërbërjen e institucionit, por ai u shua me një marrëveshje politike siç edhe u formua.”

Ish të punësuarit kërkojnë Pendarovski të kërkojë falje sa më shpejtë të jetë e mundur. I porositën, nëse presidenti ka informata dhe prova se PSP është bërë pjesë e krimit të organizuar në vend, ato t’i dorëzojë në Prokurori. Përveç faljes, kërkojnë që Pendarovski ta tërheqë, siç thonë, deklaratën e turpshme e cila nuk ka guxuar të thuhet në foltore.

“Qytetarët tonë me të drejtë janë dëshpëruar kur shohin që Prokuroria që ishte simbol i të gjitha shpresave tona për pastrimin e kriminalitetit të organizuar u shkatërrua si pasojë e asaj që edhe vetë u bë pjesë e krimit të organizuar”- kishte thënë Presidenti Pendarovski.

PSP tashmë nuk ekziston. Një pjesë e të punësuarve u kthyen në institucionet amë. Të tjerët mbetën pa punë, ndërsa me rebalancin e buxhetit që u bë në muajin maj u ishin paguar rrogat e mbetura që nuk ishin paguar që kur Katica Janeva ishte arrestuar dhe më pas u dënua për rastin “Reket”.