Disa gazetarë të Televizionit Nova të cilët insistojnë të mbeten anonim, ankohen se të punësuarit tashmë 3 muaj nuk kanë marrë rrogë, shkruan Fokus.mk.

Në një përpjeke për ta konfirmuar informatën, Fokus dje hyri në kontakt me kryeredaktoren e Televizionit, Biljana Trendafillova e cila u lut që ta kërkojnë më vonë, por më vonë nuk u përgjigj në thirrjet telefonike.

Ndryshe, televizioni është në pronësi të kompanisë ndërtimore “Transmet”, e cila ëshë në pronësi të familjes së Koçanit.

Njëri nga vëllezërit e familjes Koçani- Sead Koçani është i dyshuar dhe i akuzuar në “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike.

Sipas PSP-së, Koçan e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në vitin 2012, kur si menaxhues i “Transmetit” me dokumente të rrejshme ka marrë tender nga ELEM-i në vlerë prej 17-të milionë euro.

Prej kur ndodhi ky rast, Sead Koçan doli nga pronësia e “Transmet”, e cila është në hap që të marrë edhe një tender nga ELEM për gërryerje të qymyrit për nevojat e TEC Manasitr.

Bashkëshortja e tij, Asmira Koçan, ishte menaxhere e Televizionit Nova, por edhe ajo kohës së fundit e lëshoi këtë funksion.