Një shëtitje në park mund të qetësojë mendjen dhe në këtë proces mund të ndryshojë funksionimin e trurit tonë në mënyrë që të përmirësojë shëndetin tonë mendor.

Këto janë rezultatet e fundit sipas një studimi interesant rreth efekteve fizike në trurin e njeriut në rast se vizitohet natyra.

Shumë prej nesh në ditët e sotme jetojnë në qytete dhe shpenzojnë shumë më pak kohë jashtë, në hapësira të gjelbra se sa njerëzit e disa brezave të disa kohë më parë.

Banorët të cilët jetojnë në qytetet, gjithashtu kanë një rrezik më të lartë prej ankthi, depresioni dhe sëmundjeve të tjera mendore se sa njerëzit që jetojnë jashtë qendrave urbane.

Këto janë të arriturat e fundit të studimeve më të reja që janë bërë.

Sipas tyre banorët urbanë   të cilët kanë qasje më pak në hapësirat e gjelbra, kanë një incidencë më të lartë të problemeve psikologjike se sa njerëzit që jetojnë në parqe apo pranë tyre.