Për shekuj me radhë, kripa është përdorur si një përbërës efektiv për pastrimin e shtëpisë. Ajo nuk ka veti toksike dhe për shkak të kësaj, njerëzit e kanë përdorur për pastrimin dhe dezinfektimin e artikujve në shtëpitë e tyre. Kjo metodë është me të vërtetë e dobishme dhe nuk kushton shumë.

Kripa është zgjidhje e mirë në qoftë se doni të mbani milingonat larg nga kabinetet e magazinimit të ushqimit apo ambientet e shtëpisë. Vendosni pak kripë në sipërfaqet ku ndodhen milingonat. Kripa do të ulë nivelet e lagështisë në shtëpi.

Përdorni kripë për lustrim bronzi, argjendi dhe bakri.Nëse keni stoli bronzi, bakri dhe argjendi, me siguri kërkoni vazhdimisht mënyra efektive për t’i mbajtur të pastra. Metalet zbehen me kalimin e kohës, prandaj do t’ju duhet një metodë për t’i mbajtur ato sa më të pastra. Kripa është zgjidhja më e lehtë dhe më pak e kushtueshme për këtë problem.

Bëni një përzierje të kripës dhe uthullës dhe fërkoni objektet deri sa të ndriçojnë.  Kjo përzierje do të eliminojë çdo njollë ??dhe papastërti.