Policia e Prilepit ka informuar se natën e fundjavës ka pasur të shtëna armësh në lokacionin “Ura e  Rasimbegut” në dalje të këtij qyteti. Siç mësohet nga raporti policor, në dy raste ka pasur shkrepje armësh në udhëkryqin midis fshatit Dunje dhe Prilepit.
Më pas policia është vënë në aksion, duke ndaluar një makinë në të cilën ishin tre persona, me ç’rast tek njëri prej tyre është gjetur arma e tipit “CZ 99” e kalibrit 9mm. Policia theksoi se po punon për zbardhjen e këtij incidenti. (INA)