Mbrëmë në orën 19:15 në Stacionin policor Karposh, nga kazerma “Ilinden” është paraqitur se rreth 100 metra nga kazerma në drejtim të bul. “Sllovenija” disa persona kanë gjuajtur fishekzjarrë, ndërsa pastaj janë dëgjuar gjuajtje të armëve, pas së cilës sërish ka pasur fishekzjarrë.

Sipas denoncimit, informojnë nga MPB, derisa ka zgjatur gjuajtja e dytë e armëve, një plumb ka përfunduar në rrethojën e kazermës. Nuk ka persona të lënduar dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.