Të paktën dy  persona u vranë dhe tre të tjerë janë plagosur në një klub në qytetin gjerman të Konstanz të Gjermanisë.

Lajmi u njoftua nga policia  e qytetit, e cila ka deklaruar fillimisht se ishte ne ndjekje të agresorit

Sulmuesi u plagos rëndë pas një përleshje me policinë gjermane, pranë kufirit zviceran.

Policia ka bërë të ditur se të shtënat filluan  rreth orës 02:30 sipas orës lokale.

“Një nga rojet duket se ishte qëlluar ndërkohë që përpiqej të ndalonte sulmuesin”, thanë dëshmitarët për televizionet lokale.

“Të pranishmit ishin në gjendje të shpëtonin veten duke dalë nga dyert e emergjencës ose duke u fshehur”, tha një zëdhënës i policisë.

I dyshuari është dërguar në spital.

Motivi pas të shtënave është momentalisht i paqartë.