Dita e shtunë pritet të jetë ditë historike për gjithë shqiptarët e Maqedonisë, derisa pikërisht këtë ditë më 24 dhjetor, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka ftuar të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare.
Këtë e ka bërë të ditur në emisionin ”Zig, zag” në Tv Art zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.
Takimi do ketë për qëllim diskutimin mes partive politike shqiptare në Maqedoni për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni si dhe unifikimin e faktorit politik shqiptarë.